Hisen Berisha, zë i lirisë, misionar e gardian i shtetit që duhet përkrahur

08 shkurt 2025 | 14:30

Në këto zgjedhje vendimtare të 9 shkurtit 2025, Kosova ka nevojë për liderë të vërtetë, të paepur dhe të përkushtuar ndaj kauzave më të larta kombëtare.

Hisen Berisha, një hero i gjallë i luftës, një intelektual me përmasa eurodite dhe një mbrojtës i pamposhtur i lirisë, është figura që sublimon tiparet më të larta të nderit, detyrës, besnikërisë dhe integritetit.

Në mandatin e tij të parë si deputet, zëri i Hisen Berishës ishte një flamur i lartë për mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe të shtetit të Kosovës. Ai u ngrit fuqishëm në mbrojtje të kategorive të dala nga lufta, heronjve dhe familjeve të dëshmorëve. Promotor politik për vazhdimin e ndërtimit të sistemit të mbrojtjes dhe sigurisë ku punoi e la gjurmë si ushtarak deri në pensionimin e parakohëshem. Ky zë goditi çdo keqqeverisje në të gjitha segmentet politike, duke shërbyer si barrikadë përballë abuzimeve dhe shkatërrimit institucional.

Një hero që nuk heshti kurrë, një intelektual që solli urtësinë në politikë dhe një lider që qëndroi gjithmonë në krah të popullit të tij.

Kur Hisen Berisha hyri për herë të parë në Kuvendin e Kosovës, hapi i parë dhe fjala e parë e tij ishte betim i shenjtë: “Kosovën, shtet të pavarur dhe sovran, si amanet i heronjve dhe dëshmorëve, do ta bëj ligj të pathyeshëm të ecjes sime në politikën institucionale”.

Ky betim u bë udhërrëfyes i çdo veprimi të tij, i çdo fjale dhe çdo vendimi që ai mori për të mbrojtur interesat e Kosovës dhe për të kundërshtuar padrejtësitë.

Pra, nëse pyesni pse duhet ta përkrahim Hisen Berishën në këto zgjedhje?
Përgjigja është se:
– Është Hero i gjallë i luftës! Një figurë e lavdishme që kontribuoi për lirinë e Kosovës dhe e mbajti të gjallë kujtesën dhe amanetin e të rënëve.
– Është zë i fuqishëm në Kuvend!
Deputeti që nuk u tërhoq asnjëherë përballë keqqeverisjes dhe që mbrojti me vendosmëri kategoritë e dala nga lufta dhe segmentete e sistemit të mbrojtjes e sigurisë – Policinë dhe Ushtrinë e Kosovës.
– Është Intelektual dhe strateg!
Një lider me vizion të qartë për Kosovën, që bashkon përmasat e urtësisë intelektuale me guximin politik.
– Ëshzë njeri i nderit dhe integritetit!
Me tipare të larta të karakterit si besnikëria, guximi personal dhe profesional, ai është shembulli që Kosova ka nevojë të ndjekë.
– Është mbrojtës i dëshmuar i shtetit!
Hisen Berisha është gardiani që nuk do të lejojë që liria dhe pavarësia e Kosovës të rrezikohen nga asnjë formë keqqeverisjeje apo tradhtie politike.

Thirrja jonë për ta votuar shkon sëpari për bashkëluftëtarët dhe vëllezërit e armës, pastaj për të gjithë qytetarët e Kosovës këtu e në mërgatë!

Ne, bashkëluftëtarët dhe vëllezërit e armës, bëjmë thirrje të hapur për çdo qytetar të Kosovës, çdo patriot në tokën mëmë dhe në diasporë, se Hisen Berisha është zëri i lirisë që duhet përkrahur me votë!

Me votën tuaj për Hisen Berishën, ju mbështesni kauzën e shtetit të pavarur dhe sovran, ju përkrahni luftën kundër padrejtësive dhe keqqeverisjes, dhe ju garantoni një të ardhme më të ndritur për Kosovën tonë të dashur.

Më 9 shkurt 2025, votoni për vizionin, guximin dhe besnikërinë! Votoni për PDK – 131 dhe për Hisen Berishën – 67, liderin që Kosova meriton!

A. Gashi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori i njohur, i cili jeton dhe vepron në diasporë,…