Hispanikët pëlqejnë Harrisin kundrejt Trumpit
Kamala Harris kryeson ndaj Donal Trumpit në mesin e votuesve hispanikë dhe epërsia e saj prej 13-përqindësh në mesin e këtij grupi pasqyron faktin se ata favorizojnë gjerësisht qasjen e saj ndaj kujdesit shëndetësor dhe ndryshimeve klimatike, sipas sondazhit të “Reuters/Ipsos”.
Për këto çështje hispanikët pëlqejnë qasjen e zëvendëspresidentes demokrate Kamala Harris ndaj asaj të ish-presidentit republikan Donald Trump me diferenca të mëdha, 18 për qind për kujdesin shëndetësor dhe 23 për qind për ndryshimet klimatike.
Sipas sondazhit të “Reuters\Ipsos”, të kryer nga 21-28 gusht, çështjet kryesore për votuesit hispanikë të regjistruar përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit përkojnë kryesisht me ato që preokupojnë vendin më gjerësisht, me ekonominë, imigracionin, kujdesin shëndetësor dhe ndryshimet klimatike.
Ndërsa votuesit e regjistruar në përgjithësi favorizojnë qasjen e Trumpit ndaj ekonomisë, 45 për qind me 36 për qind, votuesit hispanikë kanë qasje të ndryshme.
Votuesit hispanikë favorizojnë gjithashtu Harrisin në politikat e kujdesit shëndetësor, 46 për qind me 29 për qind dhe për ndryshimet klimatike, 46 për qind me 23 për qind. Trumpi ka një avantazh në politikën e imigracionit, me votuesit hispanikë që e favorizojnë atë ndaj Harrisit 42 për qind deri në 37 për qind.
Shumë votues hispanikë kanë prindër ose gjyshërit që kanë emigruar në Shtetet e Bashkuara dhe të ardhurat e tyre më të ulëta se mesatarja i kanë bërë ata më të prekshëm ndaj një rritjeje të inflacionit në ShBA më 2021 dhe 2022.
Hispanikët përbëjnë rreth 14 për qind të qytetarëve amerikanë që kanë të drejtë votimi në vitin 2022, nga 9 për qind në vlerësimet e Byrosë së Regjistrimit 2005-2009.