Historia 3000 vjeçare e parfumeve

22 prill 2019 | 21:44

Të përdorur për ritet mortore para Krishtit, apo për të mbytur erën e keqe në mesjetë. Tashmë ato janë produkte luksi, ndërkohë që është menduar edhe ekspozimi i tyre në një muze të ri në Paris.
Në një hotel parizian, përballë operas ”Garnier”, dikur shtëpi e familjes Fragonard, e vendosur në Grasse, tregohet historia e këtij qyteti të rivierës franceze, djepit të parfumerisë botërore, që u listua në vitin 2018 në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s.

“Nëse i sjell fëmijët e mi këtu, sigurisht që nuk dua që ata të mërziten. Kam vënë re gjithashtu se turistët kinezë që vijnë në Francë kanë një vizion relativisht më thelbësor për këtë punë”, shpjegon Agnes Costa, pasardhëse e dinastisë Fragonard, që drejton anën krijuese të shtëpisë. Të shoqëruar nga një guidë, vizitorët do të zbulojnë një harmoni parfumesh me 400 flakone, të destinuara për të krijuar kombinime që janë përdorur deri në shekullin XX.

Një kutizë e Mari Antuanetës, mbretëreshës së parfumosur, e cila ndryshe nga bashkëkohësit e saj francezë, kishte ruajtur nga fëmijëria e kaluar në Vjenë zakone të mira higjiene, është një nga objektet kryesore. Pomanderët (enë metalike të çmuara ku futeshin sfungjerë të zhytur në parfum) vijnë nga koha e Mesjetës kur parfumi u bë sinonim paganizmi për kishën, por njihej edhe si shërues për sëmundjet që përhapeshin nga uji. Burrat që iknin në kryqëzata ktheheshin me aroma të rralla dhe materiale të tjera me aromë.

Aty gjenden edhe të ashtuquajturat ”uthulla”, shishe të vogla me erë shumë të fortë për sjellë në vete gratë që ligështoheshin nga korsetë shumë të ngushta. Një ndryshim u bë në shekullin XVIII. Parfumet, më të butë në aromë, nuk përdoreshin më për të mbytur aromat e pakëndshme të përditshmërisë, por për kënaqësi. “Sot na pëlqejnë parfumet më të lehta dhe, nëse do t’ju bëja të nuhasnit një parfum të fillimit të shekullit XX, do të habiteshit. Ata ishin shumë të fortë. Kur themi një pikë e kemi fjalën për një pikë, hedhja me një spruco nuk ekzistonte”, ka deklaruar Agnes Costa./ATSH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përkundër që kanë kaluar njëzet vite nga koha kur forcat…