Historia e dhimbshme e Ibrahim Tatlises, pati shumë gra po sot mbeti i vetmuar
07 shtator 2018
| 20:05
Ibrahim Tatlises është shembulli më i mirë për të treguar se jo gjithmonë paratë të sjellin lumturi.
Ishte këngëtari më i famshëm dhe ikonë e muzikës folklorike turke dhe i tillë do të mbetët në kujtesën e gjeneratave që e njohën atë, përcjell ORAvip.
Ibo ndonëse kishte të dashura femrat më të bukura turke dhe tri martesa, ai sot është i vetëm dhe ngushëllohet me ndonjë vizitë nga fëmijët e tij.
Ai ishte i martuar për herë të fundit me Aysegul Yildiz nga e cila u nda. Me këtë të fundit ai ka një vajzë të vogël, të cilën duket që e do shumë, por që e ka në përkujdesje nëna e saj.
Ibo pas sulmit nuk mund edhe të këndojë dhe pavarësisht pasurisë që ka, ai ka mbetur i vetëm.