Historia e dhimbshme e portierit turk që vdiq nga tërmeti: Ishte rritur jetim, flet trajneri i tij
Ahmet Eyup Turkaslan, portieri i Yeni Malatyaspor, vdiq pas tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë dhe trupi i tij i pajetë u gjend disa orë më vonë nën rrënoja.
Lotët e bashkëshortes së tij, Kubra Turkaslan bën xhiron e botës nëpër rrjetet sociale.
Një trajner turk e ka zbuluar edhe historinë e dhimbshme të ish-portierit të ndjerë.
Ahmet Turkaslan u rrit jetim. Kështu ka deklaruar trajneri Ahmet Zija i cili i dha mundësinë të luante për Gaziantepspor në moshë të re.
“Më pëlqeu dhe e solla në Gaziantepspor. Babai i tij ishte shofer kamioni, vdiq kur Ahmeti ishte i vogël. Ai u rrit jetim pa baba dhe nënë. Ai lutej çdo ditë. Ai kishte një natyrë besnike dhe të vendosur. Ai luante futboll dhe njëkohësisht studionte në universitet. U martua me të dashurën e tij studente, Kubra. Të dy janë mësues. Ai gjithmonë ka dashur të jetë edukator dhe të rrisë njerëz të vegjël “, tregon trajneri për mediat turke.
Numri i të vdekurve nga tërmeti i së hënës që goditi Turqinë dhe Sirinë është rritur në më shumë se 15 mijë, sipas shifrave të fundit zyrtare të publikuara herët në mëngjes.
Numri i përgjithshëm zyrtar i viktimave është 15,383, nga të cilat 12,391 në Turqi dhe 2,992 në Siri.
Kushtet e këqija të motit e bëjnë të vështirë shpëtimin e të mbijetuarve. Ekipet e shpëtimit nga më shumë se 20 vende u bashkuan me dhjetëra mijëra njerëz të trajnuar në të dy vendet për të vepruar në situata emergjente.