HISTORIA E FESTËS SË PASHKËVE NË FAMILJEN TONË SYLEJMANI

16 prill 2023 | 22:32

Ismet Sylejmani

Historia e fisit tonë dhe familjes Sylejmani në lagjen e Smakajve në fshatin Cernicë të Gjilanit, është pjese origjinale e realitetit të hidhur dhe vuajtjeve të mëdha që i ka përjetuar dhe jetuar populli ynë i shumëvuajtuar!

Është i njohur fakti që Stërgjyshi ynë Baba Sylë, ka qenë pjesë aktive e lëvizjes kombëtare për mbrojtjen dhe çlirimin e Atdheut me pushkë në dorë!

Për pjesmarrje direkte në kryengritjen antiosmane në Grykë të Kaçanikut dhe në Drenogllavë nën udhëheqjen e strategut legjendar Idriz Seferi, Baba Sylë arrestohet dhe dërgohet në burg të Prishtinës, dhe nga autoritetet turke dënohet me tre vite burg!

Baba Sylë, pas lirimit nga burgu, i torturuar barbarisht dhe i dërmuar nga vuajtjet, në moshen 51 vjeçare në vitin 1924, mbyllë sytë i pari ynë, të cilit Babai i Tij, Baba Hajdin, i kishte rënë në betejen ruso-turke në Pleven të Bullgarisë!

Shokët e Babës Sylë, në shenjë nderimi e respekti për shokun e bashkëluftëtarin e tyre, kishin vendosur që ta dërgonin në shkollim me kontributet e tyre djalin e Sylës Ramizin!

Gjyshi im kishte filluar shkollimin në Medrese në Gjilan dhe në vitin 1936, në përfundim të medresesë, në diten e festës së Pashkëve kishte ardhur nga Gjilani në Cernicë, dhe te varrezat e lagjës Smakaj, e kishte takuar Nënën e Tij Azeminen e cila i kishte dërguar te varri vezë të ngjyrosura Babes Sylë dhe i kishte dhezur qiri në shenjë nderimi!

Baba Hoxhë i ndikuar nga mesimet islame që i kishte mësuar, Nënës Azemine i kishte thënë është mirë që kjo praktikë e dërgimit të vezëve të ngjyrosura dhe dhezja e qirit të mos aplikohet ma, sepse kjo nuk është porosi dhe as praktikë e fesë islame!

Kjo është historia e festës së Pashkëve në familjen tonë Sylejmani, e cili dikur festohej nga stërgjyshja jonë Nana Azemine, e cila nderonte te varri bashkëshortin e saj Babën Sylë me vezë të ngjyrosura dhe qiri të dhezur!

Gjilan, 16 Prill 2023!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Kosovës për Intelegjencë ka reaguar ndaj lajmit të…