Historia e grave të Kosovës në garantimin e paqes dhe sigurisë as nuk fillon e as nuk mbaron me Vjosa Osmanin

22 tetor 2022 | 15:16

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po kritikohet pasi nuk ka ftuar në Forumin për Gratë, ish-pjesëtaret e UÇK-së.

Madje as ato që tash janë deputete si Time Kadrijaj e Shqipe Selimi.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka theksuar në “Facebook” se historia e grave të Kosovës në garantimin e paqes dhe sigurisë as nuk fillon e as nuk mbaron me Vjosa Osmanin.

Postimi i plotë i saj:

Historia e grave të Kosovës në garantimin e paqes dhe sigurise as nuk fillon e as nuk mbaron me Vjosa Osmanin! Ajo edhe njëherë u dëshmua se nuk i pranon dot afer vetes heroinat e gjalla të Kosovës.
Jemi një Komb qe trashigojmë menqurinë dhe guximin e grave me shekuj!
Ministri I FSK-së paska thënë se :
“Ushtria konsiderohet ende si vend për burrat dhe këtë duhet ta ndryshojmë… “
Paska harruar se inkuadrimi i grave e vajzave në UÇK të motivuar nga Shote Galica, Nora e Kelmendit, Vaskalina, Micja, Mbretresha Teutë e gra tjera heroina, kanë sfiduar mendesine e secilit njeri qe mendon si Armend Meha.
Grate kanë pësuar më se shumti kur për to kanë folë e po flasin njërëz me mentalitet anadollak si Armend Meha&CO.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë dekadës së fundit, ishte disi më e lehtë të…