Historia e motrave binjake që lindën në ditë, muaj dhe vite të ndryshme

03 janar 2024 | 08:06

Ato kanë lindur në ditë, muaj dhe vite të ndryshme… por vetëm pak minuta larg njëra-tjetrës.

Është kjo historia e dy binjakeve nga Spliti i Kroacisë. E para erdhi në jetë pak minuta para mesnatës dhe tjetra menjëherë pas ndërrimit të viteve, duke lindur zyrtarisht në 2024.

Kështu që, pavarësisht se janë binjake, ato do të kenë datëlindje të ndryshme në dokumentet e tyre, njëra në 2023 dhe tjetra në vitin pasues.

“Është sigurisht një situatë e pazakontë, e cila do të përfshijë festimin e ditëlindjeve të tyre në vite të ndryshme“, vuri në dukje Damir Roje  kreu i departamentit të obstetrikës në poliklinikën e qytetit kroat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i…