Historia e një gruaje që ndryshoi miliona gra
Gabrielle Chasnel, e njohur më vonë si Coco Chanel, është një nga femrat që vijon të frymëzojë edhe sot me jetën dhe modelet që la pas. E njohur për markën e saj simbolike, Coco Chanel mbetet sot simboli i elegancës franceze. Në të vërtetë, ajo njihet si e tillë në universin e modës dhe në mbarë botën.
Gabrielle Chasnel, ka qenë një grua shumë diskrete për jetën e saj private, pavarësisht nga fama e saj botërore. Kjo është arsyeja pse rinia e saj nuk është shumë e njohur. Në të vërtetë, historianët hezitojnë mes një fëmijërie të kaluar në abacinë e cistercit pas vdekjes së nënës dhe asaj të kaluar me kushërirat e nënës së saj të ndarë nga jeta.
Si do që të jetë, Gabrielle Chasnel mëson të qepë që në fëmijërinë e saj të hershme dhe përmirësohet e përsoset në vazhdimësi deri sa bëhet rrobaqepëse tek Moulins. Por Gabrielle Chasnel është i hipnotizuar nga jeta mondane, dhe nis të frekuentojë vendet elegante. Në moshën 24 vjeç, ajo nis të këndojë nëpër music-halls.
Pseudonimi “Coco” iu dha pikërisht sepse ajo këndonte shumë shpesh këngën “Kush e pa Coco-n në Trocadero”. Shumë shpejt, ajo bëhet një artiste shumë tërheqëse. Gjatë jetës së oborrit me të dashurin e saj ajo nis të realizojë krijimet e saj të para që konsideroheshin shumë mashkullore për kohën.
Ndryshe nga çdo pritshmëri, Coco Chanel nis të bëhet e njohur e të imponojë stilin e saj në botën e modës si kapelebërëse. Ndryshe nga të gjitha tendencat e epokës, stili i saj i pastër avangardist nis të njohë një sukses në rritje. Në vitin 1910 i dashuri i saj Boy Capel, mbështet financiarisht hapjen e dyqanit të saj të njohur në rrugën Cambon.
Më pas, ajo hap dyqane në qytete të tjera, në fillim në Deauville, më pas në Biarritz. Çdo dyqan i ri është i sukseesshëm, e në të njëjtën kohë krijimet bëhen më të larmishme, kapele, funde, fustane…Klientela e saj përbëhet nga borgjezia e vjetër tashmë e tërhequr jashtë Parisit për shkak të luftës.
Shumë shpejt stili i Coco Chanel bëhet i domosdoshëm. Për shkak të kufizimeve të luftës dhe mungesës së pëlhurave, ajo frymëzohet nga bota sportive dhe kodet mashkullore. Ajo shpik një stil të ri: larg nga korsetë e ngurta, krijon veshjet e thjeshta dhe të rehatshme, gjithnjë elegante, duke zbuluar një stil të përzier mashkullor-femëror.
Coco Chanel zgjeron dyqanin e saj në Rue Cambon, dhe punëson rreth 200 rrobaqepëse. Kompania e saj i merr pëlhurat nga fabrikat e saj në Normandi. Ajo zhvillon stilin e saj të pastër dhe të thjeshtë, duke thyer kodet e kohës, dhe duke rizbuluar feminitetin tek aksesorët. Një vizionare e vërtetë, ajo është rrobaqepësja e parë që ndërmerr edhe markën e saj të parë të parfumeve. Krijohet dhe fustani i i zi mitik. Pak kohë më pas, ajo krijoi një markë bizhuterish në emrin e saj dhe në vitin 1939, perandoria e saj përbëhej nga 4000 rrobaqepëse që i përgjigjen gati 30.000 porosive në vit.
Megjithatë, lufta vazhdon dhe Coco Chanel largohet për në Zvicër ku do të jetojë 10 vjet. Ndërkohë që kthehet në Francë, stilisti Christian Dior ishte gjithashtu imponuar si një referencë në botën e modës gjë që ndikon në veprimtarinë e shtëpisë Chanel. Megjithatë, ajo hedh në treg koleksione të reja të cilat ndikuan në ruajtjen e pozicionit dhe famës së Chanel.
Coco Chanel u nda nga jeta në vitin 1971, në moshën 87 vjeçare. Ajo e shënjoi epokën e saj me hijen e saj të rreptë por po aq të famshme, që ende vazhdon të jetë e pranishme në botën e modës. Në sajë të Chanel moda u bë një pjesë esenciale e kulturës franceze./ KultPlus.com