Historia e qenit Hachiko

21 dhjetor 2024 | 09:45

Shkruan: Sabri Kiçmari

Historia e qenit Hachiko është sinonim i besnikërisë në Japoni. Ai e ka tejkaluar kohën dhe ka hyrë në legjendë, duke u bërë një ikonë e qëndrueshme kulturore globale.
Hachiko jetonte me profesorin Hidesaburō Ueno, i cili punonte në Universitetin e Tokios. Ai e shoqëronte për në punë profesorin Ueno deri në stacionin Shibuya çdo mëngjes dhe e priste aty kur ai kthehej nga puna për ta përshëndetur në mbrëmje në të njëjtin vend. Pas vdekjes së papritur të profesor Ueno nga një hemorragji cerebrale në vitin 1925, rreth dy vite pasi ai e kishte marrë për ta mbajtur qenin, Hachikō vazhdoi të priste në stacion profesorin çdo mbrëmje, deri në vdekjen e tij më 8 mars 1935. Ai qëndronte aty në të njëjtën orë, në të njëjtin vend, çdo mbrëmje, për gati 10 vjet me radhë. Për të u kujdesën të afërmit e profesorit dhe banorët afër stacionit.
Në respekt të besnikërisë së tij, Hachikos ju ngrit një statujë te vendi ku qëndronte, sa ishte gjallë ai në vitin 1934. Sot në të njëjtin vend, një nga qendrat më të frekuentuara të Tokios, pranë Stacionit Shibuya, qëndron kjo statujë e qenit Hachiko, e cila vizitohet dhe nderohet nga mijëra vetë në ditë, e nga miliona vët gjatë vitit. Ajo është një atraksion turistik i dashur, simbol i besnikërisë, dashurisë dhe përkushtimit të palëkundur. Historia e tij reflekton raportin e njeriut me kafshën besnike dhe besnikërinë e kafshës për njeriun. Historia e Hachikō-së mësohet sot në shkollat japoneze, duke promovuar virtyte të tilla si besnikëria, përkushtimi dhe respekti. Historia e tij është bërë pjesë e kujtesës kolektive të Japonisë, e njohur në letërsi, art dhe kulturën popullore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesë shtetas të Serbisë të gjithë në një veturë u…