Historia e shekullit XX e shqiptarëve duhet të rishkruhet

13 shtator 2023 | 14:44

Shkruan: Izmi Zeka

I
Shteti i Kosovës mbase i ri disa herë është cilësuar nga mekanizma ndërkombëtar storie e suksesit.

I krijuar jo lehtë, pas sundimit 100-vjeçar serb me përpjekje të gjeneratave me pushkë dhe penë,qoftë edhe me njerëz të shumtë që i shërbyen pushtuesve të ndryshëm gjatë historisë elita e kombit arriti që të sublimoj interesat e të gjithëve për të rrumbullakuar shtetin e Kosovës.

Lufta e UÇK-së edhe nga syri i sotëm por edhe analizat sistemore e shkencore paraqet kulmin e një lëvizje guerile të suksesshme botërore.

Por në çka duhet të ndalet sot studiuesi ynë apo edhe akademia e shkencave dhe instituti i historisë jo vetëm të Kosovës por edhe të Shqipërisë.

Kjo do të ishte trajtesa më me peshë e studimit të shekullit XX.

Rishkrimi i kujdesshëm i këtij shekulli i bazuar vetëm nga dokumentet arkivore.

II

Pas rënies së perandorisë osmane që është trajtesë më e gjerë duhet të shihet roli i elitave shqiptare por edhe veprimet e fuqive të mëdha botërore e qëpër pasoj ne nuk shiheshim në interesin e tyre.

Roli i Ismail Qemajlit mund të konsiderohet si momenti më kritik dhe vendimtar për të ruajtur për aq sa ishte e mundur një Shqipërime shpalljen e Shqipërisë si të pavarur më 28 nëntor 1912.

Sado që e njohu konferenca e Ambasadorëve të Londrës,Shqipërinë e sotme, lajashtë më shumë territor shqiptarë jashtë saj.
Rusia dhe Franca në njërën anë e sidomos Austro Hungaria në anën tjetër që ishte për njohjen e katërvilajeteve në një Shqipëri me gjithat fitoi koalicioni i parë që e ndau Shqipërinë në dysh.

Në këtë kohë të tmerrshme kur Perandoria Osmane po ikte shqiptarët nuk arritën të jenë të unifikuar për të qenë bashkë në mbrojtje të interesit shqiptarë.
Nuk do të them që do të ishte faktor edhe unifikimi por diçka supozoj se do të arrihej.
Mjafton të përmendim një fakt që e thekson dhe shkruan Sami Frasheri se territori shqiptar kishte diku 80 mijë kilometra.Kurse konferenca e Ambasadorëve të Londrës e njohu Shqipërinë me 28 mijë kilometra katror.

Pra mbeti një copë e vogël e Shqipërisë së sotme. Sipas asaj që shkroi Sami Frasheri diku mbi 50 mijë kilometra katror u ndan vendeve të Ballkanit si Serbisë , Malit të zi dhe Greqisë.

Këto që i thash më sipër janë fakte që edhe historia jonë i ka provuar shkencërisht.
Pa u ndalur shumë në arkivat historike dhe pa provuar teza të shumta të shkruara rrethi historisë 100 vjeçare të shekullit të kaluar është tronditëse injorimi, copëtimi dhe shkatërrimi i popullit shqiptarë qoftë nga fuqitë e mëdha por edhe shtetet e Ballkanit.

Nëse duhet shikuar aspektin e drejtësisë, historisë, gjeografisë por edhe gjuhës, traditës, kulturës territori shqiptarë sot do të duhej të ishte kompakt dhe jo i ndarë siç është sot.

Drejtësia historike për shqiptarët ishte relative. Fuqitë e mëdha duhet të shihen edhe mbi interesat e tyre strategjike, politike etj.Ndoshta nga ky trajtim edhe pse përpjekjet tona historike për një shtet të ekuilibruar nuk munguan ajo nuk u arrit për një fakt që mendoj se ishte determinues.

Komunikimi dhe afrimi diplomatik me shtetet vendimmarrëse ose më thjesht krijimi i aleancave me vendet që diktonin politikat ndërkombëtare.

III

Nga historia dhe librat e shkruara deri më sot nuk është shkruar ose gjetur se filozofia dhe arkitektura shqiptare ishte e organizuara në atë mënyrë që politikat ndarëse nuk kanë mundur të ndikojnë në zhvillimin e saj. Nëse politika dhe lufta do të shiheshin si mjete për realizimin e qëllimeve të tërësishmesigurisht se nuk do të kishim ndarje aq të mëdha brenda shqiptarëve sa që me apo pa vetëdije dëmtuam interesin vital të krijimit të një shteti nga katër vilajetet që ishin në Perandorin Osmane.

Edhe pse sot shkruhet shumë nga historian të ndryshëm për Lidhjen e Prizrenit të 10 qershorit 1878, Lidhjen e Pejëse 23-29 Janarit 1899 duke shfaqur kërkesat e shqiptarëve trajtim tjetër nga syrii shkencës nuk u pa dhe nuk u shkrua deri më sot.Edhe aso kohe kishte polarizime , ndarje ku shikuar nga analiza shkencore dhe arkivore vërehet mosunifikim i qartë por edhe rrymime të ndryshme që nuk qëndronin në një pik sa i përket zgjidhjes së interesi kombëtar.

Katër vilajetet shqiptare si Vilajeti i Shkodrës, i Janinës, i Manastirit dhe i Kosovës,të organizuara me reformën e viteve 1864-1868 si njësi më të mëdha administrative të bëra nga Perandoria Osmane për funksionim edhe pas ikjes së tyre pafuqia, diversiteti e në fund fuqitë e mëdha i ndan për të dobësuar faktorin shqiptarë në Ballkan.

Në hulumtimet e deritanishme nuk mund të gjendet në asnjë rast që këto 4 vilajete të jenë të unifikuara.

Ky mosunifikim, shqiptarët i gjeti edhe në kohën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë por edhe kur cenohej qenia shpirtërore dhe kolektive e po ashtu edhe territoriale.

Habit fakti se shumë emra e personalitete kishin arritur të shkolloheshin qoftë në Bukuresht, Stamboll, Amerikë e vende të tjera që shikuar për nga niveli i formimit intelektual e kombëtar ishin të përmasave evropiane.

Po të merrej për bazë programi i Rilindëseve në përpikëri vlerësoj se ngjarjet e fillim shekulli XX do të merrnin kahe tjetër.

Mungesa e kulturës shtetërore historike ishte ndër faktorët që ndikoj në strukturimin dhe organizimin e trevave shqiptare në raport me pushtuesit.
Sundimi perandorak,historia e gjatë nën pushtim, vilajetet të shkapërderdhura, pothuajse vetëm shqiptarët i gjetën të pa zot për të bërë shtetin e tyre duke u mbështetur në historinë, territorin , gjuhën dhe kulturën që kishin.

Nëse fillim shekulli XX do të vlerësohej për ngjarje me peshë mund të themi se Shpallja e Pavarësisë e 28 nëntorit krijoi një shans të ri në Ballkan dhe Evropë, një farë uniteti të brishtë por e veçanta programi dhe përfaqësimi në kuvendin e saj.
Nga ky kontekst kohor, ridimenzionimi i hartës ballkanike, territoret shqiptare ishin pre pushtuesve serb, malazez dhe grek.

Përmenden dhe shkruhen emra të shumtë të kësaj kohe, personalitet të ndryshëm në territoret shqiptare por asnjëherë nuk e kemi një qartësi të mjaftueshme organizimin, strukturimin, dhe politikën e tërësishme shqiptare.

Një lexues i thjesht do të thotë se ne kemi mësuar në libra se kanë luftuar si Bajram Curri, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Azem Bejta si emra më popullor e shumë të tjerë.

Në fakt këto qëndrojnë edhe në shkencën shqiptare. Por polarizimet ishin të skajshme apo ndarjet sa që as sot historia nuk ka vlerësim shkencor për rrjedhat, proceset dhe dallimin se cilët kontribuuan për kombin.

Me një fjalë kem balancim edhe të figurave duke mos i shikuar veprimet dhe dëmet që bënë në kurriz të territorit shqiptar.

IV

Po e jap një shembull: Bajrm Curri, Lugj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Avni Rrustemi e shumë të tjerë u vranë nga shqiptarët.

Porositësi ishte Ahmet Zogu. Tani ku dhe si i merr në trajtim historiografia jonë këto figura.
Në historinë botëror për aq sa kam lexuar për ngjarje të brendshme kohore në raport me armikun nuk mundet palët e brendshme për shkak të ideve dhe veprimeve të jenë të balancuar.

Pasi te popujt e pushtuar gjërat janë të kristalizuar. Aq shumë janë të dhimbshme, jo koherente ngjarjet e përshkruara sa që ndonjëherë më të dukshëm dalin ata që i kanë shërbyer pushtuesve se sa patriotët dhe intelektualët e kohës.

Duhet vlerësim duke marr për bazë angazhimet politike e kombëtare në rrethana të caktuar,ndikimin në proces, etj.

Një dallim i cili duhet të bëhet e që deri më sot nuk i është dhënë vendi është edhe i njerëzve të letrave shqipe të periudhave të ndryshme,dijetarëve të ndryshëm e specialistëve të profileve të cilët i dhanë rrugë programore jetës dhe zhvillimit shqiptar. (Vazhdon)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim dhe Kourtney Kardashian nuk po gjejnë dot paqe me…