‘Historia fillon me mua’, Bardhyl Mahmuti kritikon institucionet që s’e nderuan Adem Demaçin
Veprimtari i çështjes kombëtare dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Bardhyl Mahmuti, një prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka kritikuar institucionet e vendit për mungesën e nderimeve për veprimtarin Adem Demaçi, në 25-vjetorin e çlirimit të vendit.
Mahmuti ka shkruar në “Facebook” se “të vegjël janë ata që kujtojnë se historia e rezistencës fillon me ta”.
“Vogëlsia e logjikës: ‘Histoiria fillon me mua! Në këtë vit jubilar kur populli shqiptar kremton 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, institucionet shtetërore nuk parapanë nderime dhe ceremoni për hir të simbolit të rezistencës kombëtare, z. Adem Demaçi! Sa të vegjël janë ata që kujtojnë se historia e rezistencës fillon me ta! Sa të vegjël janë në krahasim me madhështinë e figurës së përjetshme historike të Bacës Adem!”, ka shkruar Mahmuti.