Historia kombëtare në shkolla (video)

06 mars 2022 | 11:55

Historia është ajo e cila tregon më së miri se sa i lashtë është një popull.

Kur bëhët fjalë për historinë e trojeve shqiptare, gjurmët me vlera të mëdha atdhetare janë të panumërta. Nisma historike nga patriotë shqiptarë që rezultuan me ndryshime në sfera të ndryshme jetësore, sot e asaj dite janë pjesë e pandashme e historisë sonë.

Për heronj, sakrificat që i dhanë jetë lirisë së popullit tonë, vlerat e festave kombëtare, mësohen edhe në literatura shkollore. Kur muaji mars afron, me saktësishit datat 5,6 dhe 7 të këtij muaji, kuptimi i fjalës atdhedashuri dhe liri mbajnë fortë në vete madheshtinë e legjendarit Adem Jashari dhe familjes së tij, njofton Klankosova.tv.

Në kuadër të këtyre datave tejet të rëndësishme, ekipi i emisionit “Familja ime” qëndroi në shkollën fillore “Gjergj Fishta”, në kryeqytetin e Kosovës, për të parë se sa po transmetohet historia tek brezat e rinj përmes institucioneve shkollore, dhe varësishit ciklit klasor çfarë kanë mësuar nxënësit deri në moshën që i përkasin.

Sipas arsmitarit të historisë, Visar Ajvazi, historia po arrin të përcjellet mjaftueshëm tek të rinjtë, sidomos kur organizohen projekte shkollore, ku përmes të cilave rritet edhe interesimi i nxënësve për njohjen e historisë kombëtare.

Më poshtë ndiqeni kronikën e gazetares Albiona Halimi të përgatitur për emisionin “Familja ime”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, së bashku…