Historia TRAGJIKE e Shirel Golan që tronditi Izraelin: I shpëtoi masakrës së Hamasit, kryen vet*vrasje në ditën e lindjes!

21 tetor 2024 | 23:04

Izraeli është tronditur pas lajmit për vetëvrasjen të Shirel Golan në ditën e lindjes, e cila nuk arriti të rikuperohej kurrë nga tronditja e shkaktuar nga sulmi i Hamasit në festivalin e muzikës Nova, më 7 tetor 2023.

Shirel e cila mbushi 22 vjeç të diel, duhej të kalonte ditën duke festuar me familjen e saj por në vend të kësaj siç thekson Time of Israel, ajo u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Porat ndërsa celulari i saj ishte i mbushur plot me mesazhe urimi.

Familja e 22 vjeçares akuzon qeverinë izraelite se nuk i ka ofruar ndihmë Shirel në 12 muajt e fundit pas postit traumatik të shkaktuar nga ajo që përjetoi më 7 tetor 2023.

Si i mbijetoi sulmit vdekjeprurës të Hamasit

Shirel dhe partneri i saj Andy ishin në festivalin Nova në kohën e sulmit të Hamasit .

Fillimisht të dy u futën në një automjet me qëllim që të largoheshin nga festivali, por shpejt e kuptuan, sipas mediave izraelite, se nuk do të mund ta bënin këtë. Kështu ata braktisën automjetin dhe u fshehën për orë të tëra nën një shkurre.

Në një moment, në fakt, atyre iu dha mundësia të hipnin në një makinë tjetër, banorët e së cilës po përpiqeshin t’i shpëtonin zjarrit të terroristëve të Hamasit. Megjithatë, Shirel dhe partneri i saj refuzuan t’i ndiqnin. Pak më vonë, 11 pasagjerët e mjetit në fjalë ose u vranë ose u rrëmbyen nga Hamasi, siç rrëfeu 22-vjeçari në një intervistë televizive nëntorin e kaluar.

Shirel dhe Andy u shpëtuan përfundimisht nga oficeri i policisë Remo Salman el-Hozayel, i cili shpëtoi gjithsej 200 njerëz nga festivali Nova ndërsa ishte nën zjarr nga terroristët palestinezë.

Shoku post-traumatik

Në javët dhe muajt pas sulmit vdekjeprurës të Hamasit, Shirel zhvilloi simptoma të çrregullimit të stresit post-traumatik ( PTSD ) dhe u shtrua në spital dy herë, megjithëse familja e saj thotë se ajo kurrë nuk u diagnostikua me PTSD.

“Shteti e vrau Shirelin”, tha në mënyrë karakteristike vëllai i 22-vjeçares, Eyal në faqen e internetit Ynet.

Sipas tij, kur kishte konstatuar se Shirel ishte tërhequr nga njerëzit dhe e kishte thirrur për t’i kërkuar ndihmë, ajo iu përgjigj se në asnjë moment nuk ishte ndihmuar nga agjencitë qeveritare dhe se çdo ndihmë që kishte marrë ishte nga organizata e të mbijetuarve dhe të afërm të viktimat e festivalit muzikor Nova.

“Nëna ime u detyrua të dilte në pension të parakohshëm për të qenë në krah të vajzës së saj. Ne kurrë nuk u larguam nga ajo. E vetmja herë që ndodhi kjo ishte sot dhe ajo vendosi t’i jepte fund jetës së saj”, shtoi Eyal duke folur për Channel.

Me rastin e përfundimit tragjik të motrës së tij, Eyal Golen i bëri thirrje shtetit të Izraelit të “zgjohet”, përndryshe do të ketë të tjera incidente të tilla vetëvrasëse: “Kam humbur motrën time por dua të bërtas që të tjerët të mos humbasin të dashurit”.

Nga ana e saj, Ministria e Shërbimeve Sociale e Izraelit u përgjigj se “ne po ofrojmë ndihmë dhe masa mbështetëse në shumë mënyra për ata që i mbijetuan festivalit” duke ftuar çdo të mbijetuar të sulmit të Hamasit që ndjen nevojën për ndihmë të kontaktojë ministrinë ose me telefon ose online.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shpenzimet ushtarake globale në vitin 2023 kapën shifrën 2443 miliardë.…