Historianët e Deçanit: Ju bëjmë thirrje të martohen djali me vajzë e të trashëgohen

23 shkurt 2022 | 12:44

Lidhja e Historianëve “Ali Hadri” dega në Deçan e kundërshton martesën mes gjinive të njëjtë. Ata kanë kërkuar nga deputetët që mos të votohet kodi i ri civil. Në reagim të historianëve të Deçanit, thuhet se kjo nuk është traditë e shqiptarëve.

“Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, që të mos votohet projekt kodi i ri civil, ku lejohet martesa mes gjinive të njëjta në vendin tonë”, thuhet në reagimin e tyre.

Reagimi i plotë:

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, që të mos votohet projekt kodi i ri civil, ku lejohet martesa mes gjinive të njëjta në vendin tonë.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon nga deputetet që të mosvotohet propozimi për martesa në mes gjinive të njëjta, ngase martesa mes gjinive të njëjta nuk ka qenë dhe nuk është traditë e shqiptarëve.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, konsideron së votimi i propozimit për martesa mes gjinive të njëjta, nuk është asgjë me shumë e as me pak se sa turp për ata që ngrehin dorë pro miratimit të tij.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, thekson së ne kemi një shoqëri të shëndoshe dhe assesi nuk duhet lejohet degjenerimi i saj.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, i benë thirrje institucioneve të Kosovës që të ju mundësohet me shumë hapësira të rinjve tonë që të pasqyrojnë aftësitë e tyre për punë të mira dhe kreativitete fitimprurëse në shumë lami të jetës, duke ju ndare buxhet nga shteti.

Ne, theksojmë sa familja është e shenjtë dhe si e tillë ajo është baza kryesore e një shoqërie të pastër dhe përparuese.

Ne, ju bëjmë thirrje të rinjve që të martohen, djali me vajzë, të trashëgohen dhe si të tillë të japin kontributin e tyre në ndërtimin e familjeve të shëndosha, ashtu siç i ka hije shqiptarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkësia Islame e Kosovës, Ipeshkëvia e Kosovës, Kisha Protestante Ungjillore…