Historiani Bajrami: Institucionet nuk kanë bërë mjaftueshëm për krimet serbe në Kosovë

15 janar 2023 | 14:02

Profesori i njohur i historisë, Hakif Bajrami, ka thënë  se institucionet nuk kanë qenë në nivel të detyrës sa i përket dokumentimit dhe sjelljes para drejtësisë të kriminelëve serbë që kanë kryer krime gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Bajrami ka thënë se Serbia duhet të përgjigjet për 14 mijë shqiptarët e vrarë në luftën e fundit, për 20 mijë femrat e dhunuara, për rrënimin e 120 mijë shtëpive dhe për 600 varrezat masive

“Nuk kanë bërë mjaftueshëm. Gjykatat tona ende janë gjykata komuniste sepse prokurori duhet t’i shtyjë çështjet përpara. Janë 600 varreza masive. Salih Mustafa është dënuar me 26 vjet burgim. Faji është edhe te Gjykata Speciale. Sa janë dënuar Nikola Shainoviqi, Vladimir Lazareviqi dhe Dragolub Ojdaniqi? Janë dënuar me nga 15 vjet burgim. Tash Gjykata Speciale po thotë se Mustafa e ka mbytur një njeri e që nuk është e vërtetë sepse Zyra Politike e UÇK-së në Prishtinë do ta dinte. Ndërsa këta që i përmenda dhe të tjerët i kanë mbytur 14 mijë shqiptarë, i kanë dhunuar 20 mijë femra, kanë rrënuar 120 mijë shtëpi dhe i kanë krijuar 600 varreza masive. Po ashtu, i kanë bartur kufomat e të vrarëve shqiptarë nga Kosova në Serbi dhe askush nuk mban përgjegjësi. Kjo është ajo që më shqetëson sepse nuk kemi të bëjmë me një drejtësi të mirëfilltë. Askush nuk po thotë me i ndjekë serbët, por duhet të japë përgjegjësi secili që ka kryer krime. Serbia e ka të vështirë të demokratizohet”, ka thënë Bajrami në një intervistë për “Epokën e re”.

https://www.epokaere.com/interviste-me-historianin-hakif-bajrami-lulekuqja-te-behet-me-ligj-simbol-i-gjenocidit-ne-kosove/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Konsulli i përgjithshëm i Kosovës në Nju Jork, Blerim Reka,…