Historiani Shala: Ismail Qemali, Isa Boletini dhe Fan Noli janë tri figurat që i shkojnë Hashim Thaçit, është 3 në 1

04 prill 2024 | 14:36

Historiani Azdren Shala ka treguar në “Kanal 10” për një bisedë të mëhershme me kryeministrin aktual Albin Kurti rreth rolit të Hashim Thaçit në historinë e Kosovës.

Hashim Thaçi është ankthi i Albin Kurtin, sipas tij, pikërisht për arsyen se ky i fundit e di se ku do të jetë vendi i Thaçit në historinë e Kosovës, por edhe në atë të shqiptarëve.

“A e di ku është tragjedia këtu për Albinin, se unë e kam pyetur edhe personalisht? Ne kur e mësojmë historinë e Shqipërisë, që babai, të them kushtimisht, babai i pavarësisë ka qenë Ismail Qemali, udhëheqësi kryesor i rezistencës së armatosur Isa Boletini dhe babai i integrimeve të asaj Shqipërie që e ka shti në Lidhjen e Kombeve, Fan Noli… Albini këtë e di dhe i kam thënë me një bisedë private, nuk i ka ardhur mirë hiç. Fan Noli, Isë Boletini dhe Ismail Qemali janë tri figurat që i shkojnë Hashim Thaçit, 3 në 1, ky është udhëheqësi i çlirimit, ky është shpallësi i pavarësisë dhe nën Hashimin kryeministër, Kosova i ka marrë mbi 100 njohje e që janë më të rëndësishmet dhe më kryesoret. Këtë ankth e ka Albini, e di cili është vendi i Hashimit në histori dhe cili është vendi i tij në histori”, ka thënë ndër të tjera Azdren Shala.

Ndryshe, historiani Azdren Shala është aktiv edhe në politikë si pjesë e PSD-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se Ministria e…