Historike – Bad News Eagles arrijnë fitoren e parë në turneun më të madh të CS:GO
09 maj 2022
| 13:37
Bad News Eagles kanë shënuar fitoren e parë ndaj Eternal Fire në “Antwerp Major 2022”
Forma e mirë e skuadrës nga Kosova vazhdon edhe në turneun më të madh të CS:GO.
Djelmoshat e Kosovës kanë mposhtur ekipin turk, Eternal Fire në ndeshjen e parë të turneut “Antwerp Major 2022”.
16:14 ishte fitorja e Bad News Eagles.
Do të luhen edhe dy ndeshje të tjera për të kuptuar nëse djemtë e Kosovës do të shkojnë tutje në fazën tjetër në këtë turne, që marrin pjesë për herë të parë.