Historike, Kosova kualifikohet për raundin e dytë
22 janar 2023
| 22:25
Vashat e Përfaqësuesja U17 në volejboll, pas tri fitoreve radhazi të arritura në CEV Kualifikimet e Kampionatit Evropian U17, ka arritur të zë pozitën e pestë, e cila e dërgon tutje në raundin e dytë kualifikues.
Nga shtatë shtete pjesëmarrëse, në raundin e dytë kualifikohen Turqia, Bullgaria, Rumania, Greqia e Kosova. Garat e raundit të dytë kualifikues zhvillohen nga 20-23 prill 2023 dhe mbetet të shihet cili vend do të jetë organizator dhe çfarë kundërshtarë do të ketë.
Ky është moment historik, meqë Kosova U17 bëhet Përfaqësuesja e parë në volejboll që kalon një fazë më tutje.