Historike pas 50 vitesh, asnjë futbollist i Benficës dhe Sportingut në listën e Portugalisë
06 nëntor 2020
| 13:06
Fernando Santos i surprizon të gjithë. Trajneri i Portugalisë ka publikuar listën me emrat e 25 futbollistëve të grumbulluar për 3 sfidat e muajit nëntor, miqësoren ndaj Andorrës dhe takimet e Nations League ndaj Francës dhe Portugalisë, ku bie në sy fakti se pas 50 vitesh në një grumbullim të kombëtares luzitane, nuk ka asnjë futbollist të Benficës dhe Sportingut, dy skuadrave të Lisbonës që historikisht kanë furnizuar me futbollistë Portugalinë.
Në listën e publikuar nga Santos bëjnë pjesë emra të rëndësishëm si Cristiano Ronaldo, Joao Felix, Bernardo Silva, Diogo Jota, Bruno Fernandes, William Carvalho, Joao Cancelo, Ruben Dias apo edhe Rui Patricio.