Historike: Superkupa e Kosovës zhvillohet në Antalia të Turqisë

22 janar 2021 | 11:08

DRITA – PRISHTINA EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION DHE KLAN KOSOVA

Kampionia aktuale e Superligës Drita dhe fituesja e Kupës së Kosovës Prishtina të shtunën do ta zhvillojnë ndeshjen finale tëSuperkupës dhe ky ballafaqim hynë në histori të futbollit kosovar si i pari që zhvillohet jashtë vendit.

shtunën e 23 janarit, duke filluar nga ora 11:50, Drita dhe Prishtina do të ndeshen në stadiumin “Mardan” të qytetit bregdetar turk, Antalia dhe kjo ngjarje historike e futbollit kosovar do të transmetohet direkt dhe ekskluzivisht në Art Sport 1 dhe Klan Kosova.

Të vetmin trofe të Superkupës Drita e ka fituar në vitin 2018 duke e mposhtur pikërisht Prishtinën ndërsa kaltër e bardhët mbajnë rekordin e kësaj gare më gjithsejtë 9 trofe të fituar.

Sa i përket dueleve të drejtpërdrejta ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, në të gjitha garat, nga sezoni 2012/13 këto dy skuadra janë takuar 27 herë dhe ajo që bie në sy janë barazimet e shumta, 13 sosh. Përballje tjera kanë përfunduar me 8 fitore të Prishtinësdhe 6 ndeshje të fituara të Dritës.

Drita e cila është mbrojtëse e titullit të kampiones, aktualisht edhe lider dhe kampione vjeshtore e Superligës me 41 pikë të tubuara. Në 18 xhirot vjeshtore gjilanasit kanë arritur 12 fitore, 5 barazime dhe kanë pësuar një disfatë ndërsa Prishtina me 32 pikë të tubuara renditet e treta ndërsa ka suskes prej 9 fitoreve, 5 barazimeve dhe 4 humbjeve.

Në dy ndeshjet e vjeshtës, Drita dhe Prishtina janë ndarë nëpaqe. Barazimi i parë në Stadiumin e Qytetit në Gjilan ishte pa gola (0:0) kurse ai i dyti në kryeqytet solli nga një gol për secilën skuadër. Golat në stadiumin Fadil Vokrri i patën shënuar Besnik Krasniqi për Prishtinën dhe Fidan Gërbeshi për Dritën kurse dueli përfundoi me rezultat 1:1.

Të dyja skuadrat, pasi kanë kryer testet për COVID 19 dherezultuan negative, tashmë kanë udhëtuar dhe janë vendosur në Antalia ku po kryen përgatitjet e fundit para ndeshjes finale tëSuperkupës e cila do të zhvillohet të shtunën e 23 janarit nëstadiumin e kompleksit sportiv Mardan.

Sipas parashikimeve të meteorologëve, moti në Antalia do tëjetë me diel dhe temperaturë deri në 16˚C. Me fjalë tjera, kushtet do të jenë perfekt për lojë ndërsa duhet theksuar se edhe realizimi i transmetimit do të jetë më special.  

Lidhur me përgatitjet dhe lajmet më të reja dhe ekskluzive në prag të ndeshjes, raportet dhe intervistat ekskluzive me trajnerë, lojtarë dhe zyrtarë të FFK-së nga vendi i ngjarjes, ato do të keni mundësi ti ndiqni në kuadër të Sportit në Klan Kosova, emisionet Minuta e Fundit dhe Sporti Special, portalin klankosova.tv dhe rrjetet sociale Artmotion.

Transmetimi direkt fillon nga ora 11:50 me kohën e Kosovës dhe bëhet ekskluzivisht në Artmotion (Art Sport 1) dhe Klan Kosova. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka licencuar Federatën e…