HISTORIKISHT E KEQJA E ELITËS SHQIPTARE KA QENË PËRQARJA E SULMET NDAJ NJËRI-TJETRIT

28 maj 2023 | 22:33

Përshëndetje, Ismet i dashur!
Uroj, që të jeni mirë familjarisht!
Nuk ju jam përgjigjur shkrimeve tuaja, sepse jam shume e zënë, meqë koha s’më premton.
E lexova shkrimin tuaj dhe më tërhoqi fakti, që sulmohet z.Ali Ahmeti nga një shqiptarë, profesor Sabaudin Zhuta.
Është e drejta e çdo shqiptari, që të shkruaj e të bëjë kritika e vërrejtje pa fyerje e akuza apo jo me fjalor rrugësh dhe të parashtrojë kërkesa për personalitete politike
në Shqipëri e Kosovë e në viset shqiptare në Maqedoninë e Veriut e të Malit të Zi.
Historikisht e keqja e elitës shqiptare ka qenë përçarja e sulmet ndaj njeri-tjetrit në momentet kyçe të historisë.
Në vitin 1913 kur ambasadori i Austro-Hungarisë po mbronte territorin e tanishëm të shqipërisë, si dhe liritë e të drejtat e shqiptarëve, që jetonin në viset shqiptare, që u ishin dhënë mbretërive të Serbisë, Bullgarisë dhe Greqisë nga Konferenca e ambasadorëve.
Edhe delegacioni i Qeverisë së Ismail Qemalit punonte, që të mbetej Shqipëria dhe të mbroheshin liritë e të drejtat e shqiptarëve baraz me të gjitha kombet e kombësitë si, e drejta e gjuhë amëtare, e drejta e flamurit, e drejta si etni kulturore etj.
Në ato ditë vendimtare për kombin shqiptar, në Shqipëri ishin krijuar katër Qeveri:
-Qeveria legjitime e Vlorës me kryeministër Ismail Qemalin.
-Qeveria e Mirditës me Gjon Marka Gjonin.
-Qeveria e Shqipërisë së Mesme me Esat pash Toptanin, dihej si një filoserb.
-Qeveria e vorioepirit ne jug….
Shtetet fqinje janë përpjekur e vazhdojnë të përpiqen për t’i përçarë shqiptarët, duke infiltuar personat e tyre në elitën politike.
Kjo vazhdon edhe pas viteve ’90-të në Shqipëri e Kosovë, tek shqiptarët në Maqedoninë e Veriut e tek shqiptarët në Mal të Zi, që kanë ndikuar e po ndikojnë që shqiptarët të mos kenë qetësi e të mos jenë të bashkuar.
Kush është dhe nga është profesor, Sabaudin Zhuta?
Ç’parti përfaqëson?
Nga kush ndikohet apo mund të ndikohet?

Përqafime!

Tefta Cami, ish-ministre e Arsimit dhe Kulturës
Tiranë, e diel, 28 maj, 2023

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet SYLEJMANI Ish-të burgosurit politik janë të shumtë te populli…