Historiku i demarkacionit nga nënshkrimi deri sot (Video)

19 mars 2018 | 21:16

Nënshkrimi i marrëveshjes së demarkacionit, në Vjenë më 26 gusht 2015, u shndërrua në makth për kosovarët.

Ajo nuk u pranua nga opozita, me pretendimin se Kosova i fali Malit të Zi tetë mijë hektarë tokë.

Me besimin se Qakorri e Zhlebi do të humbeshin, nisi nënshkrimi i peticionit kundër asaj që nënshkruan Hashim Thaçi e Skender Hyseni në kryeqytetin austriak, me homologët nga Podgorica.

Për dy vjet, kjo temë ishte arsye që Kuvendi të bllokohet.

Situata nuk u qetësua as kur një komision ndërkombëtar, i emëruar nga ish-presidentja Atifete Jahjaga, doli me gjetjet e veta, që nuk ndryshonin shumë nga ato të Murat Mehës.

Kështu erdhën zgjedhjet nacionale, e Ramush Haradinaj u bë kryeministër. Qysh në mbledhjen e parë të ekzekutivit rrëzoi komisionin e Murat Mehës, për t’ia besuar punën Shpejtim Bulliqit.

Më pas u thirrën disa seanca për ratifikimin e demarkacionit, por që dështuan.

Më poshtë ndiqeni një historik rreth procesit të Demarkacionit me Malin e Zi, që nga nënshkrimi i marrëveshjes deri më sot.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj në emisionin “Zona B” të “Klan Kosova”…