Hitzfieldi flet për Shaqirin, Xhakën dhe Lichsteinerin

27 qershor 2018 | 12:05

Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Stephan Lichsteiner janë dënuar më të holla nga FIFA për shkak se me shqiponje i kanë festuar golat në ndeshjen ndaj Serbisë. Ottmar Hitzfield, ish-trajneri i kombëtares zvicerane, ka pohuar se ndihet i lumtur që të tre futbollistët nuk janë dënuar me ndonjë ndeshje moslojë.

“Unë kam qenë i bindur që nga fillimi se nuk do të dënohen. Dënimi është tejkaluar. Është e natyrshme që të tre janë në bord. Ju bëni gabime në eufori. Në kuptimin njerëzor, është e kuptueshme, por të dy kanë qenë në ato momente në ndikimin e emocioneve. Mesazhet politike nuk lejohen. Në kombëtare tashmë kemi biseduar në vjeshtën e vitit 2014 dhe atyre u kemi thënë se duhet të përmbahen”.

“Se nxiti një debat është normale. Është një Kupë e Botës, jo vetëm tifozët e futbollit, por i gjithë kombi. Është bërë një gabim, por tani e gjithë Zvicra duhet të qëndrojë prapa kombëtares. Tani, me të gjithë lojtarët, çdo gjë është e mundur për ekipin”, ka deklaruar Hitzfield. Ndryshe, takimin e radhës përfaqësuesja zvicerane do ta zhvillojë kundër kostarikanëve, me fillim në ora 20:00 në “Nizhny Novgorod Stadium”.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhudistja Distria Krasniqi i nis me fitore garat e xhudos…