Hleb: Ende nuk e kuptoj pse e lashë Arsenalin për Barcelonën
Ish-ylli i Arsenalit, Alexander Hleb, ka thënë se ka gabuar kur e kishte lënë këtë klub për Barcelonën. Ai iu kishte bashkuar “Topçinjve” më 2005 nga Shtutgarti dhe pas tre vjetësh kishte kaluar te katalunasit ku nuk kishte arritur të gjejë vend në formacionin bazë.
“Tërë këto vite dhe unë ende mendoj për këtë gjë”, ka thënë Hleb për podkestin “In Lockdown” të Arsenalit.
“Nuk e kuptoj. Edhe sot nuk e kuptoj se çfarë kishte ndodhur apo pse e pata marrë atë vendim. Sigurisht, Barcelona atëbotë ishte klubi më i mirë në botë, por unë vërtet isha i lumtur tek Arsenali gjatë asaj kohe. Kisha miq, më pëlqente trajneri, luaja për njërin prej ekipeve më të mira, fansat, stadiumi, gjithçka. Kampionati fantastik, Premierë Liga, gjithçka”, ka thënë Hleb.