Hoça e Qytetit krenohet me kandidaten e tyre për deputete e cila garon numrin 49 në listën e PDK-së

13 janar 2025 | 09:21

Antigona Bytyqi është kandidatja e vetme për deputete nga fshati Hoça e Qytetit, në zgjedhjet parlamentare të Kosovës për vitin 2025. Bytyqi garon me numrin 49 në listën zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës. Duke qenë një përfaqësuese e denjë e komunitetit të saj, mbështetja për të shikohet jo vetëm si ndihmë për avancimin e saj politik, por edhe si përkrahje për përmirësimin e kushteve dhe zhvillimin e zonës së saj të origjinës. Ajo e ka dëshmuar angazhimin e saj për çështje publike dhe komunitare gjatë shërbimit si kryesuese e Kuvendit të Prizrenit dhe përmes kontributit të saj afatgjatë në arsim dhe politikë lokale. Suksesi si kryesuesja e parë femër e Kuvendit të Prizrenit, e motivon Antigona Berisha – Bytyqin në garën për deputete.

“Ndjehemi krenare që fshati yne po i ofrone qytetareve te vendit nje kandidate qe do te angazhohet për nje jete me te mire ne Hoçën tonë, në Vërri dhe gjithë Kosoves gjithandej”, është shkruar për numrin 49, Antigona Bytyqin nga banorët e Hoçës së Qytetit në Prizren.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Per tifozet e Milanit, Kjaer, qe mberriti ne Janar te…