Hodaj dhe Shala përforcojnë Dukagjinin
13 janar 2020
| 15:40
Skuadra e Dukagjinit të Klinës është përforcuar të hënën me dy futbollistë.
Portieri Drin Hodaj dhe mbrojtësi Arbër Shala janë përforcimet me të reja të skuadrës që renditet në pozitën e fundit në Superligë.
“Portieri Drin Hodaj vjen nga klubi Drenicës, dhe vesh fanellën e klubit tonë gjatë fazës se dytë në IPKO Superligën e Kosovës. Mbrojtësi i krahut të majtë, Arbër Shala përforcon vijën e fundit në ekipin tonë dhe vjen nga klubi prizrenas, KF Liria. Ne ju urojmë mirë se ardhje dhe shumë sukses”, thuhet në njoftimin e KF Dukagjini.
/Epoka e re/