Hodgsoni, trajner i ri i Watfordit
25 janar 2022
| 17:45
Ish-përzgjedhësi i Anglisë, Roy Hodgson, pritet ta marrë drejtimin e skuadrës së Watfordit, ka raportuar “Sky Sports” të martën. Bëhet me dije se marrëveshja është arritur dhe Hodgsoni pritet të paraqitet shumë shpejt.
74-vjeçari do të firmosë kontratë me Watfordin deri në fund të këtij edicioni, me mundësi vazhdimi, kurse në këtë post do ta zëvendësojë Claudio Ranierin e shkarkuar. Hodgsoni ka qenë i papunë prej vitit të shkuar kur u largua nga skuadra e Crystal Palacet.
Ndërkohë, Watfordi zë vendin e parafundit në Premierë Ligë dhe po lufton për mbijetesë.