Hodhën akuza të forta për bullizëm, modelja e famshme thyen heshtjen: Kërkoj falje mes lotësh

15 qershor 2021 | 10:23

Disa javë më parë modelja e njohur, Courtney Stodden, tregoi se ishte bullizuar nga shumë njerëz, përfshirë edhe personazhe të famshëm. Arsyeja se pse të tjerët flisnin keq për të ishte për arsyen se u martua në moshën 16-vjeçare me një burrë 50-vjeçar.

Teksa po jepte një intervistë për “Daily Beast”, Courtney tregoi se dhe personazhe të famshëm kanë reaguar ashpër ndaj saj, mes të cilëve hodhi akuza edhe për modelen, Chrissy Teigen. Courtney ka treguar se përveç deklaratave publike të modeles kundrejt saj, i ka shkruar mesazhe që “të vrisja veten”.

Në atë kohë, Chrissy i cilësoi veprimet e saj të turpshme dhe vendosi të hiqte dorë nga rrjetet sociale. Por së fundmi ajo ka thyer heshtjen dhe ka folur publikisht në lidhje me këtë ngjarje. Ajo ka bërë publike një letër, ku shprehet e penduar për veprimet e të kaluarës.

“Përshëndetje të gjithë! Ka qenë një javë shumë poshtëruese për mua. E di që kam qëndruar e heshtur dhe Zoti e di që ju nuk doni të dëgjoni për mua, por dua të dini se kam marrë një dënim të merituar nga gjithë bota. Asnjë ditë, asnjë moment i vetëm nuk ka kaluar pa ndjerë peshën e rëndë të pendesës për gjërat që kam thënë në të shkuarën. Unë i kam kërkuar falje publikisht një personi, por ka edhe të tjerë – dhe më shumë sesa vetëm disa – të cilëve duhet t’u them se më vjen keq. Po kërkoj të lidhem me njerëzit që kam ofenduar. E kuptoj që mund të mos duan të më flasin. Unë nuk mendoj se do të doja të flisja me veten. Por nëse ata duan, unë jam këtu dhe do të dëgjoj çfarë kanë për të thënë, teksa kërkoj falje mes lotësh. Nuk ka asnjë justifikim për postimet e mia të tmerrshme. Ata njerëz nuk i meritonin ato. Askush nuk i meriton. Shumë prej tyre kishin nevojë për empati, mirësi, mirëkuptim dhe mbështetje, jo për poshtërsinë time të maskuar si një lloj humori. Më vjen shumë keq ”, shprehet modelja në letër.

Hodhën akuza të forta për bullizëm, modelja e famshme thyen

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se Kosova ka…