Hodhi fishekzjarre në kryeqytet, arrestohet nga policia
03 maj 2021
| 23:01
Policia ka arrestuar një person për hedhje të fishekzjarrëve në kryeqytet, konkretisht në rrugën “Fehmi Agani”.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Lidhur me këtë ngjarje është shoqëruar në stacionin policor një person, për detaje do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Ahmeti.
Policia nuk ka dhënë detaje tjera lidhur me rastin.