Hodhi shishe qelqi nga vetura, gjobitet me 300 euro
Drejtoria e Policisë në Gjilan me të pranuar një videoincizim me email ku shihet pasagjeri që ndodhet në një automjet duke e hedhur në rrugë një shishe qelqi, ka shqiptuar gjobë ndaj tij prej 300 euro.
Në një kundërvajtje tjetër policia raportoi një person i cili është kapur duke drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit. Ai është gjobitur me 200 euro, i janë marrë dy pikë dhe i është ndaluar të vozisë mjete motorike për tre muaj.
“Në njërin rast në një video incizim të dërguar në E-mail adresën zyrtare pasagjeri i cili ndodhet në automjet shihet duke hedhur nga dritarja e automjetit një shishe qelqi në rrugë, me të cilin veprim rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro. Në rastin tjetër kundërvajtësi është hasur kundërvajtësi duke drejtuar automjetin të cilit pasi që i është bërë matja e alkoolit me alkool test ka rezultuar se është nën ndikim të alkoolit me 0.59 ‰. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj”, ka njoftuar policia.