Hoeness, Boatengut: Largohu nga Bayerni
29 maj 2019
| 13:02
Presidenti i Bayern Munchen, Uli Hoeness nuk sheh më asnjë arsye përse ish-mbrojtësi i kombëtares gjermane, Jerome Boateng, të vazhdojë karrierën e tij në Munchen.
“Frustrimin që ka tani do ta ketë më shumë në sezonin e ardhshëm nëse vendos të qëndrojë. Ai nuk është një lojtar që pranon të qëndrojë në stol. Nuk është tip që mund ta përballojë diçka të tillë. Këtë e tregoi me sjelljen e tij gjatë finales së Kupës ditën e shtunë, ndaj do të ishte më mirë që të largohet”, ka thënë Hoeness.
“Nuk mund të mohosh kontributet që ka dhënë Jerome për skuadrën e Bayernit në gjithë këto sezone, por me ardhjen e Pavardit dhe Herndanezit, mendoj që jemi të kompletuar në repartin e mbrojtjes. Kemi edhe Sulen dhe Hummelsin”, ka deklaruar Hoeness.