Hoeness lavdëron portierin Ulreich
04 janar 2018
| 15:26
Portieri i dytë i Bayern Munchen, Sven Ulreich ka pasur paraqitje të mira pas lëndimit të Manuel Neuer, duke qenë shumë herë edhe vendimtar në fitoret e Bayernit.
Portieri 29-vjeçar për paraqitjet e bëra ka marrë lëvdata edhe nga presidenti i klubit “bavarez”, Uli Hoeness.
“Ai duhet te rinovoje kontratën sa me parë. Për mendimin tim Sven është njeriu i vitit, na ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë për të bërë kthesën e madhe”, ka thënë Uli Hoeness.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)