Hoffmani ndahet me Llapin
14 janar 2021
| 22:22
KF Llapi dhe portieri Steven Hoffman shkëputin bashkëpunimin.
KF Llapi dhe portieri jugafrikan Steven Hoffman me marrëveshje të dyanshme kanë ndërprerë bashkëpunimin. Kësisoji, portieri Steven Hoffman nuk do jetë pjesë e KF Llapit në edicionin pranveror.
KF Llapi e ka falenderuar portierin për kontributin e dhënë në 11 ndeshje gjatë së cilave ishte në portë, ku tre herë arriti ta mbaj portën e pa prekur. Klubi i Llapit i dëshiron suksese në vazhdim të karrierës.
/Epoka e re/