Holanda bllokon Bullgarinë për hyrjen në Schengen

03 dhjetor 2022 | 21:01

Qeveria e Bullgarisë ka kritikuar vendimin e Holandës për të bllokuar këtë shtet të Bashkimit Evropian që të anëtarësohet në Zonë Schengen – ku bëhet lëvizja pa pasaporta – duke e cilësuar si akt “cinizmi”.

Qeveria e kryeministrit holandez, Mark Rutte, më 2 dhjetor njoftoi se pajtohet që Rumania dhe Kroacia t’i bashkohen Zonës Schengen, por do të bllokojë anëtarësimin e Bullgarisë.

Holanda tha se vetoja ndaj Bullgarisë vjen për shkak të dështimit të Sofjes që të arrijë rezultate të kënaqshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Ministrat e Drejtësisë të BE-së do të vendosin për pranimin në Schengen të Bullgarisë, Kroacisë dhe Rumanisë gjatë takimeve që do të zhvillojnë më 8 dhe 9 dhjetor.

Pranimi i anëtarëve të rinj në Schengen kërkon miratim unanim.

“Në vend të solidaritetit evropian, Bullgaria po pranon cinizëm”, tha presidenti bullgar, Rumen Radev.

“Përpjekjet tona nuk duhet të neglizhohen. Përpjekjet tona nuk meritojnë fyerje”, tha ministri i Brendshëm bullgar, Ivan Demerdzhiev.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Devolli Corporation ka marrë tri shpërblime nga Oda Ekonomike e…