Holanda dhe Danimarka do ta furnizojnë Kievin me avionë luftarakë, Zelensky ‘piloton’ një ‘F-16’

21 gusht 2023 | 13:17

Holanda dhe Danimarka kanë njoftuar se do t’i japin Ukrainës avionë luftarakë “F-16”.

Kievi ka bërë apel për avionët dhe shtim të kapaciteteve ajrore prej disa kohësh, duke paralajmëruar betejë të ashpër në vjeshtë dhe dimër.

Presidenti Volodymyr Zelensky e ka marrë i pari lajmin e mirë, teksa ka vizituar të dielen Holandën dhe Danimarkën, duke takuar kryeministrat Mark Rutte dhe Mette Frederiksen.

Gjatë vizitës së tij, lideri ukarinas është ndalur në një bazë të ushtrisë holandeze në qytetin e Eindhoven, ku ka inspektuar së bashku me Rutten dy “F-16” të parkuar.

Zelensky ka shkruar në “Telegram” se vendi i tij do të merrte 42 avionë,  por Holanda dhe Danimarka në një deklaratë të përbashkët nuk kanë specifikuar numrat.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndonjëherë, gëzimi i madh, festa dhe lumturia dinë të kthehen…