Holanda e Gjermania ndahen baras

10 shtator 2024 | 23:04

Mund të quhet me plot gojë “klasikja” e futbollit evropian.

Holanda e Gjermania u përplasën edhe njëherë me njëra-tjetrën, këtë herë në fazën e grupeve, të Nations League, në Ligën A, me sfidën e “Johan Cruijff Arena”, që u mbyll në barazimin spektakolar, 2-2.

Për “Tulipanët” e Ronald Koeman gjetën rrugën e rrjetës Reijnders e Dumfries, ndërsa “Pancerat” e Nagelsmann u kundërpërgjigjën me golat e Deniz Undav e Joshua Kimmich, duke regjistuar kështu barazimin spektakolar, në arenën holandeze.

Ndërkaq, në barazim ka përfunduar edhe sfida tjetër e mbrëmjes, në Ligën A, me Hungarinë, që ishte e pafat përballë Bosnje Hercegovinës, duke e mbyllur 90 minutëshin e lojës, me rezultatin 0-0.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se bashkësia…