Holanda e nis me fitore Kampionatin Evropian
Fitorja nuk diskutohej, megjithatë erdhi me shumë vuajtje. “Tulipanët” e Holandës e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme rrugëtimin e tyre, në këtë Kampionat Evropian të futbollit, teksa në “Volksparkstadion” të Hamburgut mundën me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, “Shqiponjat e Bardha” të Polonisë.
Djemtë e Ronald Koeman arritën një përmbysje të madhe, pasi ishte “bomberi” polak, Alexander Buksa, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 16’-të të sfidës dhe vetëm 13 minuta më vonë “fantazisti” i Liverpool, Cody Gapko dërgon topin në rrjetë për të barazuar shifrat e më tej, “shtatlarti”, Ëout Ëeghort siguroi fitoren e holandezëve, në minutën e 82’-të, pas vetëm 2 minutash në fushën e lojës.
Falë kësaj fitorejeve, “Tulipanët” ngjiten në vendin e parë të Grupit D, me tre pikë të plota, ndërsa Polonia mbetet në vendin e fundit. Në këtë grup janë gjithashtu Austria e Franca, që do të përballen mbrëmjen e së hënës, ndërsa në sfidat e radhës, Holanda do të ndeshet me “Gjelat” e Deschamps, ndërsa Polonia përballet me Austrinë.