Holanda e shqetësuar për situatën në veri

24 shtator 2023 | 17:53

Ministrja e Jashtme e Holandës, Hanke Bruins Slot, ka thënë se është shumë e shqetësuar me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë një zyrtar policor dhe një tjetër i plagosur në Banjskë të Zveçanit.

Slot ka potencuar se Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare vazhdimisht u bëjnë thirrje palëve që të de-përshkallëzojnë situatën.

“Tejet e shqetësuar për zhvillimet në veri të Kosovës. BE-ja dhe shtetet e saj anëtare u kërkojnë të gjithë akterëve të punojnë për të de-përshkallëzuar situatën”, shkroi Slot.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme e Kroacisë kanë reaguar pas…