Holanda kualifikohet në çerekfinale

02 korrik 2024 | 20:02

Holanda është kualifikuar për në çerekfinalen e Europianit, pas triumfit 0-3 ndaj Rumanisë. “Tulipanët” e nisën ndeshjen në sulm, duke ushtruar presion që në minutat e para.

Ekipi i Koeman gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 20-të, falë Gakpo, i cili shfrytëzoi në maksimum një asist të Simons.  Holandezët patën mundësi që të dyfishojnë shifrat brenda fraksionit, gjithsesi nuk kishin shënjestrën e duhur.

Në pjesën e dytë, goli i Gakpo dërgoi shifrat në 0-2, por gëzimi ishte i përkohshëm pasi goli u anulua për shkak të një pozicioni jashtë loje. Gjithsesi, dopieta e Malen vendosi një herë e mirë fatin e takimit. Holanda sfidon fituesin e çiftit Austri-Holandë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Fatmir Lekaj (politolog) I Grupi për Kosovën në kuadër…