Holanda kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Botës

03 dhjetor 2022 | 17:58

Holanda është skuadra e parë çerekfinaliste e Kupës së Botës në Katar. Skuadra e van Gaal fitoi 3-1 ndaj Amerikës, një ndeshje të cilët e dominuan.

Memphis Depay ia shpërbleu besimin trajnerit duke u bërë protagonist në golin e parë të shënuar në minutën e 10-të, pas një goditje të saktë në zonë. Në fundin e pjesës së parë, nga një aksion i ngjashëm, me asist sërish nga Dumfries, këtë herë është Blind që do të realizonte.

Amerika provoi të ndryshonte diçka, por u kujtua shumë vonë. Në minutën e 76-të, pas një dalje të mirë të Pulisic nga krahu i djathtë, Wright prek me thembër një top që merr një trajektore të çuditshme dhe më pas shkon në rrjetë. Gjithsesi gëzimi dhe shpresat e tyre zgjatën pak minuta, pasi Dumfries do të shënonte një gol të bukur fluturimthi në minutën e 81-të.

Holanda tashmë pret e qetë për fituesin e çiftit mes Argjentinës dhe Australisë, që do të luhet sonte në orën 20:00

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Referenca të ndryshme historike gjenezën e futbollit e kthejnë mbi…