Holanda miraton rezolutën për vendosjen e vizave ndaj Serbisë

12 dhjetor 2022 | 14:25

Holanda dëshiron qasje më të rreptë ndaj Serbisë për shkak të mosvendosjes se sanksioneve ndaj Rusisë.

Deputetët e Holandës kanë miratuar rezolutën për propozimin që Serbisë t’i vendosen vizat. Holandezët kanë edhe opsione të tjera të “ndëshkimit” të Serbisë.

Më 8 dhjetor, Dhoma e Përfaqësuesve të Holandës ka miratuar rezolutën, përmes së cilës i bën thirrje qeverisë së saj të avokojë në Bruksel për vendosjen e përkohshme të vizave ndaj Serbisë, nëse nuk bashkërendohet me politikën e Bashkimit Evropian.

Propozimi ka marrë përkrahjen e deputetëve të pozitës dhe të opozitës në Holandë.

Deputeti i Partisë Popullore, Jeoren van Wijngaarden ka shkruar në “Twitter” se propozimi i tij ka marrë përkrahjen e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit holandez.

“Dhoma e Përfaqësuesve përkrahi propozimin tonë për një qasje më të rreptë ndaj Serbisë, nëse Presidenti Vuçiq nuk i përkrahë sanksionet ndaj Rusisë, Ndërprerja e procesit të pranimit të Serbisë në BE mund të jetë një opsion. Ne nuk do të hezitojmë ta përdorim atë”, ka shkruar deputeti holandez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe…