Holanda ndërprenë çdo eksport armësh drejt Turqisë
Holanda ndërpreu çdo eksport të armatimeve drejt Ankarasë pas fillimit të një ofensive ushtarake turke kundër forcave kurde në verilindje të Sirisë, njoftoj ministria holandeze e Punëve të Jashtme.
“Holanda ka vendosur tashmë të ndërpresë çdo kërkesë për licencat e eksportit të pajisjeve ushtarake drejt Turqisë në pritje të zhvillimit të situatës”, njoftoi ministria.
“Ne u bëjmë thirrje anëtarëve të tjerë të Bashkimit Evropian të bëjnë të njëjtën gjë”, deklaroi zëvendëskryeministri, Hugo de Jonge, i cili foli në një konferencë shtypi në Hagë në përfundim të këshillit të përjavshëm të ministrave, në mungesë të kryeministrit, Mark Rutte.
Turqia nisi të mërkurën një ofensivë kundër forcave kurde në verilindje të Sirisë, aleate e perëndimorëve në luftën antixhihadiste duke ngjallur kritika ndërkombëtare.