Holanda organizon ceremoninë e lamtumirës për Sneijderin
23 gusht 2018
| 11:45
Holanda ka publikuar listën paraprake me 34 futbollistët për miqësoren ndaj Perusë më 6 shtator dhe ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Francës, më 9 shtator.
Mes tyre, në mënyrë të habitshme është edhe Wesley Sneijder, por nuk bëhet fjalë për një rikthim të tij te “Tulipanët”.
“Sneijder do të luajë ndaj Perusë ndeshjen e fundit me përfaqësuesen dhe federata i ka organizuar ceremoninë e lamtumirës”, deklaroi trajneri i Holandës, Ronald Koeman.
Aktualisht, Wesley Snejder luan në Katar me skuadrën Al-Gharafa.