Holanda, prodhuesja më e madhe e drogave sintetike në botë
Në Nordbrabant të Holandës gjenden prodhuesit më të mëdhenj të drogave sintetike në botë. Por policia është e vendosur për luftimin e tyre.
Për të festuar pa ndërprerje ditë e natë dhe për të qenë në formë, shumë njerëz përdorin pilula si ecstasy apo amfitamina. Ato mund t’i blesh në treg lirë dhe përmbysin tregun në variante nga më të ndryshme. Shumica e tyre vijnë nga Holanda, kryesisht nga Nordbrabanti, ku gjenden prodhuesit më të mëdhenj të drogave sintetike në botë.
Së fundi hetuesit dhe policët e Nordbrabantit kishin marrë informacione se në një depo në një park industrial prodhohen droga. Gjatë kontrollit ata gjetën rreth 50.000 litra acid formik. Lënda bazë për prodhimin speed-it.
Rob de Vrij, kimisti i policisë, nuk ka asnjë dyshim se policisë i ka rënë në dorë një peshk i madh? Sipas tij, “kimikatet kanë në tregun legal një vlerë rreth 200,000 euro, kurse në mjedis kriminal ato shiten për rreth 2 milionë. Dhe nëse nga ky acid prodhohet amfitaminë, vlera është rreth 50 deri në 60 milionë euro”.
Pilula vdekjeprurëse
Dozimi është problemi kryesor. Sepse edhe amifitamina është ndonjëherë vërtetë e rrezikshme. Prandaj autoritetet holandeze kanë krijuar një program, ku u ofrojnë konsumatorëve të drogave që ta provojnë vetë ndikimin e pilulave, por nën kontroll.
Charles Dorpmans, që ka qenë dikur vetë narkoman, punon për këtë program dhe qëllimi i tij është ti paralajmërojnë konsumatorët për rreziqet. “Nëse merr një herë ecstasy dhe pastaj merr po të njëjtën dozë një muaj më vonë, ti nuk ndjen të njëjtin efekt. Pra, çfarë bëjnë njerëzit? Ata shtojnë dozën dhe marrin gjithnjë e më tepër. Deri në një farë pike gjërat shkojnë mirë. Por vitin e kaluar kemi pasur shtatë raste vdekje për shkak të mbidozës.”, ka thënë Dorpmans,i cili punon për qendrën Novadic Kentron Dutch Addiction Care.
Jo vetëm kriminelët rrezikojnë të plagosen ose të vdesin
Në Tillburg, në mes të një zone banimi, policia sekuestroi së fundi në një garazh kanabis, si dhe një laborator portativ për prodhimin e drogave sintetike. Një gjë e tillë është e rrezikshme edhe për prodhuesit e pilulave, p.sh. nëse prishtet ventilimi ose diçka merr zjarr, sepse “jo vetëm që kriminelët rrezikojnë të plagosen ose të vdesin, por edhe njerëzit që jetojnë pranë një laboratori të tillë”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Willem-Jan Uytdehage.
Kurse shefja e Policisë për rajonin Nordbrabant, Neeltje Geldermans ka thënë: “Ne vërejmë gjithnjë e më tepër se si me paratë që fitojnë me rrugë ilegale kriminelët po fitojnë në shoqëri një pushtet që ne këtu nuk e duam.”
Në shumicën e rasteve fqinjët habiten, kur papritur marrin vesh se fqinjët e tyre të këndshëm, nuk kishin një biznes të suksesshëm familjar për prodhim kimikatesh, por prodhonin droga ilegale./lexo.al