Holanda publikon listën e ‘Euro 2024’
Holanda e Ronald Koemanit e ka emëruar skuadrën e saj për “Euro 2024” të kësaj vere. Jemi vetëm një muaj larg ndeshjes së parë të “Euro 2024” dhe përfaqësueset që marrin pjesë kanë filluar të publikojnë skuadrat e tyre përkatëse.
Tani, Holanda, e udhëhequr nga Ronald Koeman, ka emëruar gjithashtu skuadrën e tyre prej 30 lojtarësh, ku do të largohen disa prej tyre. Si zakonisht emrat kryesor janë Virgil Van Dijk, Mattis de Ligt, Frenkie de Jong dhe Memphis Depay. Skuadra përfshin lojtarë si Jeremie Frimpong dhe Teun Koopmeiners, ndërsa mungesat kryesore janë Jurrien Timber (Arsenal), Joshua Zirkzee (Bologna) dhe Mats Wieffer (Feyenoord), shkaku i lëndimeve.
Holanda e nis “Euro 2024” më 16 qershor kundër Polonisë (15:00, në Hamburg). Më pas do të vijojnë ndeshjet e fazës së grupeve kundër Francës (21 qershor ora 21:00 në Leipzig) dhe Austrisë (25 qershor ora 18:00 në Berlin).
Portierët
Bijlow, Flekken, Olij, Verbruggen
Mbrojtësit
Ake, Blind, Van Dijk, Dumfries, Frimpong, Geertruida, De Ligt, Maatsen, Van de Ven, De Vrij
Mesfushorët
Gravenberch, De Jong, Koopmeiners, Reijnders, De Roon, Schouten, Simons, Timber, Veerman, Wijnaldum
Sulmuesit
Bergwijn, Brobbey, Depay, Gakpo, Malen, Weghorst.