
Holanda shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit
27 shtator 2020
| 15:57
Gjatë 24 orëve të kaluara, Holanda ka regjistruar 2 995 raste të reja të koronavirusit, që është shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë.
Kështu, numri i përgjithshëm i rasteve në këtë shtet ka shkuar në mbi 100 000 persona, shkruan “Reuters”.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe tetë raste me fatalitet, ku numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në 6 374.
Në fazën e parë të pandemisë, Holanda qëndronte nën hijen e Belgjikës, shtet që kishte shënuar numër të madh të infektimeve për një milion banorë.