Holandë, foto nga ferma ku babai mbylli 6 fëmijët për 9 vite

22 tetor 2019 | 16:15

Gerrit Jan van Dorsten, 67 vjeç, akuzohet se ka mbajtur të mbyllur gjashtë fmëijët e tij në një fermë në Holandë për nëntë vite.

Ai po krijonte një sekt të çuditshëm, i cili po priste fundin e botës dhe përmbysjen e qytetërimit.

67-vjeçari, që tani akuzohet nga policia për heqje lirie të personave të familjes, ka qenë anëtarë i sektit “Moonies”.

Gjatë kohë që i mbante fëmijët të mbyllur në fermë, van Dorsteni ka postuar video në Facebook që tregonin ushtrimet që bënin në palestër.

Në këto video ai fliste për ligësinë, për mirësinë, për Korenë e Veriut, etj.

Ferma ishte marrë me qira nga austriaku Josef Brunner, 58 vjeç, gjithashtu anëtar i sektit.

Sekreti i tyre doli vetëm kur djali i madh shkoi te një lokal aty pranë dhe, pasi piu pesë birra, i tregoi pronarit të lokalit për mënyrën se si mbaheshin vëllezërit e tij.

Kishin kopsht me perime prej të cilës siguronin ushqimin

Stërvitje bënin me mjete të bëra vetë

Ai krenohej me faktin që këpucët i bënin vetë

Ferma vazhdoi ashtu për nëntë vite

Dhe u zbuluan vetëm kur djali shkoi te një pub aty pranë dhe piu pesë birra

Aty i tregoi pronarit të pub-it (në foto) se si jetonin vëllezërit

Pronari njoftoi policinë, e cila i gjeti të fshehur në një bodrum

Ferma ishte e izoluar nga banesat e tjera dhe 200 metra nga rruga

Djali i madh i familjes ishte 25 vjeç. Më i vogli 18

Edhe 58-vjeçari që kishte marrë fermën me qira ishte pjesë e sektit

Mamaja e familjes kishte vdekur para se të shpërnguleshin aty

Ata kishin qenë pjesë e sektit Moonies, dhe prisnin fundin e botës

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Komisioni Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka…