Holandezët protestojnë kundër certifikatës së vaksinimit
26 shtator 2021
| 16:34
Vaksinimit kundër Covid-19 u bë e detyrueshme për të hyrë në bare, restorante, teatro dhe ambjente të tjera.
Disa orë pasi kërkesa për të treguar certifikatën ose një test negativ, hyri në fuqi, kryeministri Mark Rutte shkarkoi nga detyra zëvendësministren për çështjet ekonomike, pasi kishte vënë në dyshim masën e ndërmarrë, raporton A2news.
Siç shpjegoi zyra e kryeministrit, komentet e saj binin në kundërshti me politikën e kabinetit lidhur me një çështje kaq te rëndësishme.
Prezantimi i certifikatës, përkoi me heqjen e gati të gjitha masave të distancimit social në vend, ku 72% e popullsisë ka marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit.