Holandezja Sharon Van Rouwendaal fiton maratonën e notit në Senë
08 gusht 2024
| 12:56
Sharon van Rouwendaal e Holandës ka fituar mëngjesin e sotëm maratonën e notit. Notarja në fjalë ka përshkruar distancën e 10 kilometrave në kohën 2:03:34.2 duke u bërë e para notare e cila fiton dy herë medaljen e artë në këtë disiplinë (fitoi të artën edhe në Rio 2016).
Në vendin e dytë këtë garë e përfundoi australiania Moesha Johnson me kohën 2:03:39.7, ndërsa medalja e bronztë i shkoi italianes Ginevra Taddeucci (2:03:42.8).